Semi i doli kundër produksionit të Big Brother, Top Channel merr vendimin drastik ndaj saj

by admin
Spread the love

Semi Jaupaj pas ngjarjeve të ndodhura midis Donaldit dhe Beatrix ka reaguar duke sulmuar produksionin e këtij spektakli, dhe lidhur me këtë producentja e këtij spektakli Lori Hoxha ka marrë një vendim drastik për ish-banoren e shtëpisë më të famshme.

Sipas Semit, shoqja e saj e ngushtë Bora Zemani, ka kërkuar t’i dërgojë një dhuratë Donaldit brenda shtëpisë së BBV duke i dhënë edhe një shenjë që po e pret jashtë, por kjo dhuratë është refuzuar nga produksioni i BBV-së.

Burime të afërta të këngëtares thonë se jo ka ofenduar produksionin dhe i ka cilësuar si shkaktarë të prishjes së një dashurie, teksa për Borën ka theksuar se është keqpërdorur nga ta.

Lori Hoxha lidhur me këto veprime të Semit ka reaguar me anë të një emaili zyrtar ku ka informuar çdo produksion të “Top Channel” që kjo këngëtare të mos jetë e ftuar në asnjë program të Top Channel.

Kujtojmë që Semi gjithmonë ka theksuar se Donaldi është i dashuruar me Borën, dhe nëse produksioni do të kishte shfaqur qoftë edhe videon e Borës që vendos varësen e Donaldit, ai nuk do të kishte vepruar në atë mënyrë.


You may also like