Semi flet për Donaldin pas daljes së BBV-së – Shqip

by admin
Spread the love

22:37 | 14 Dhjetor 2021

Semi pasi u përfol se ju ka ndaluar të shkojë në Top Channel, ajo sonte është shfaqur në spektakël.

Ajo është pyetur rreth situatës në të cilën shtëpia po përballet, shkruan lajmi.net.

Pasi ajo dha mendimin e saj rreth grupimeve në shtëpi, u pyet edhe për lojën e saj brenda shtëpisë.

Ajo sqaroi se Donaldi nuk e ka penalizuar lojën e saj dhe se përkundrazi ai e ka ndihmuar atë në moemntet më të vështira të saj.

Madje ajo në një moment potencoi se muajin e fundit nuk ka qëndruar edhe shumë afër Donaldit gjë e cila krijoi të qeshura në studio.

Ishte pikërisht opinionisti Arbëri ai i cili ironizoi me Semin rreth cështjes që ajo potencoi për afrimitetin e saj muajin e fundit me Donaldin.

Semi i tha Arbërit se ndoshta nuk e ka parë ai BBV-në, në anën tjetër Arbëri ironizoi me të duke u shprehur: Po moj motër po./Shqip/

You may also like