Sellca me kërkesa të qarta drejtuar BDI-së – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 “TË PLOTËSOHEN KËRKESAT TONA, NGA KËTU KA DALË BDI”

EFEKT KËRKESAT E BANOREVE TË FSHATIT SELLCË

“20 vite banoret e fshatit Sellcë të komunës së Tetovës kanë kërkuar që të kenë ujë të pijshëm, shkollë dhe sallë sporti dhe rrugë e cila do të lidhte këtë fshat me qytetin e Tetovës, mbrëmë këto kërkesa iu bënë edhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ndërsa edhe sot nga banoret po të njëjtat kërkesa u shprehen edhe para televizionit Klan Maqedoni.

“Unë nuk arrita të flas mbrëmë, por një koleg që foli ia tregoi shumë mirë kërkesat Ali Ahmetit se për fshatin Sellcë ska pasur interesim fare dhe nuk e di perse humbin kohë se populli nuk është më budalla ashtu siç mendojnë ata, duhet pakës ta shohin çfarë kanë bërë dhe përse vinë dhe lypin vota. Kur duan vota malësia është e mirë kur nuk ka votime harrohet malësia, harrojnë se në këtë fshat filluan dhe bënë karriere e tani për malësinë nuk ka asgjë. “

“Pika e parë uji, rruga, shkolla, salla e sportit, këto janë kërkesat elementare për çdo qytetar të Maqedonisë jo vetëm për banoret e fshatit Sellcë.” – tha Ilmi Hasani, banor.

E banoret e fshatit Sellcë ashtu siç thanë mbrëmë edhe sot ishin në të njëjtin qëndrim, se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme BDI do të ndëshkohet.

“Nëse nuk realizohen kërkesat ndëshkimi dihet, do ti humbin zgjedhjet, nëse realizon do të ketë, nuk realizon nuk ka”

“duhet me ia plotësuar kushtet këtij populli, se fundja nga këtu ka dalë ajo parti, çerdhen e ka këtu.

“ Gjithmonë ky fshat ka ngelur i lënë pas dore, gjithmonë me premtime të ndryshme nga të gjitha partitë edhe nga partitë maqedonase por këtu në fakt nuk veprohet asgjë, kjo është e vërteta.”

“ politik bërja e shqiptarëve në Maqedoni ka dështuar prandaj kemi ardhur në këtë situatë e cila duhet të niset prej fillimit, unë them ngrina nga i ftohti ti thua do ti sjelli drutë në të ardhmen, gjendja është kjo që e shihni edhe ju, këtu njerëzit duan gjera konkrete, kërkojnë një rrugë, një shkollë e cila nuk është bërë akoma.”

E lamë fshatin Sellcë nën mjegullën e cila kishte mbuluar dhe banorët në pritje të realizimit të kërkesave të tyre, në të kundërtën nëse kërkesat e tyre nuk realizohen nga partitë politike, këta të fundit i pret edhe ndëshkimi në zgjedhjet e ardhshme.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

 

 

 

You may also like