Selimi paralajmëron padi ndaj Sallahut, kërkon dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pasi sot Prokuroria Speciale ka refuzuar kallëzimin penal të ngritur nga akterët e Ministrisë së Drejtësisë për keq-përdorim të detyrës zyrtare, duke thënë se do të ngrisë padi civile ndaj zëvendës-ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut.

“Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti”, ka shkruar Selimi në një postim në Facebook.

Tutje, Selimi tha se përmes kësaj padie do të kërkojë kompensim prej 300 mijë eurove, njofton Klankosova.tv.

“Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale. Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë komepnsim në shumën prej 300 mijë eurove. Këtë shumë do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA”, u shpreh tutje ai.

“Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që tenton të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Qeveria aktuale dhe njerëzit e saj që udhëheqin me Ministrinë e Drejtësisë, e kuptojnë drejtësinë vetëm nëse ajo është e kapur. Me veprimet e tyre, ajo [qeveria] është duke shkatërruar dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, përfundoi Selimi.

You may also like