Selimi: Futja e ASH-së në qeveri më së shumti i konvenon Ahmetit, do të çliroheshe nga presioni i “Grupit të zjarrit”

by admin
Spread the love

Analisti Sefer Selimi, i ftuar sonte në panelin e emisionit Click Plus, duke folur për çështjen e Aleancës në qeveri, tha se më së shumti kjo do t’i konvenonte Ali Ahmetit për t’u çliruar njëherë e mirë nga presioni i “Grupit të zjarrit”.

“Të gjithë e dimë se këto negociata për të futur Aleancën për Shqiptarët, po zhvillohen një kohë më të gjatë. Numrat e Aleancës janë shumë të dobishëm për shumë faktorë vendimmarrës.

Kjo do t’u konvenonte të gjithëve duke filluar nga LSDM-ja që do të çliroheshe nga frika e mospasjes së kuorumit dhe vjen në një pozitë më komode.

Ali Ahmetit që do të heqte presionin e grupit të zjarrit, ku janë katër deputet që nuk e japin votën e tyre në kuvend pa kushte, përfshirë edhe deputetin Kastriot Rexhepi. Ndërsa në këto momente Alternativa duhet të vendosë, të rrijë apo të largohet nga qeveria.”, tha Selimi.

You may also like