Selami nga Alternativa: Të zgjidhet sa më shpejtë çështja e punëtorëve në NPK “Tetova”

by admin
Spread the love

Mosdhënia e pagave dhe mungesa e kushteve elementare për punë në Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” është e papranueshme për partinë AlternAtiva, transmeton InfoShqip.

Si Këshilltar në komunën e Tetovës, ngris zërin që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë. Duke e ditur se këta persona janë përgjegjës dhe mirëmbajnë pastërtinë e qytetit të Tetovës, në asnjë moment nuk duhet lejuar që të nëpërkëmbet mundi i tyre.

Mbi gjitha, kur dihet se kemi të bëjmë me një krizë të madhe ekonomike, lënia për tre muaj pa paga, edhe më shumë vështirëson jetën e këtyre punëtorëve që me shumë nder e kryejnë punën e tyre.

Kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që sa më shpejtë të zgjidhë këtë çështje dhe këta persona të paguhen për mundin e dhënë dhe të mund t’i ushqejnë familjarët e tyre./InfoShqip.com

You may also like