Selami Jenisheri: Angela Merkel është habitur për rrogën e ulët të deputetëve në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Selami Jenisheri, ka treguar një bisedë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas tij, Merkel e ka pyetur Ramën për rrogën e deputetëve dhe është habitur kur ka dëgjuar se rroga e një deputeti, është vetëm sa dyfishi i rrogës së një mësuesi.

Sipas tij, Merkel u befasua nga rroga e ulët e deputetëve në Shqipëri.

Duke biseduar bashkë me deputetin Taulant Balla, më thotë ai që Angela Merkel e ka pyetur Edi Ramën “sa është paga e një deputeti”, në lidhje me rrogën e një mësuesi. Deputeti merr 1 milion e 170 mijë lekë, ndërsa një mësues 500-600 mijë lekë. Çfarë, i thotë ajo, një deputet merr dyfishin e një mësuesi, dhe ti do një shtet të pakorruptuar? Merkel u çudit. Si mund t’i paguash kaq pak deputetët i tha”, tregoi Jenisheri.

You may also like