Sela: Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët!

by admin
Spread the love

Zijadin Sela pas përfundimit të punimeve të kuvendit të thirrur nga krahu i tij, tha se kuvendi me votë unanime nga të gjithë të pranishmit votoj që të shkarkohet Arben Taravari.
Ai tha se menjëherë pas kësaj pasoi pika e ditës, ku ai ka marrë besimin nga delegatët për të udhëhequr partinë.
“Ju sigurojë se do ta udhëheq partinë ashtu sikurse e kam udhëheq, me dinjitet me transparencë, çdoherë i gatshëm që të bisedojmë dhe bashkëbisedoj me anëtarësinë dhe t’i përballojmë argumentet para njëri tjetrit”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.
Sela tha sipas Kongresit, kryetar legjitim i Aleancë për Shqiptarët është ato që kanë vendosur delegatët sot.
“Unë jam kryetar i Aleancës, unë jam themelues i këtij subjekti politik, bashkë me aktivistët dhe anëtarët e ASH-së dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ta kontestoj këtë gjë, ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, tha Sela.
Sa i përket daljes në zgjedhje, Sela tha se debati do të kthehet në organet partiake.

MARKETING



You may also like