Sela: Qendrimet e “Zejdit” nuk rrezikojnë koalicionin me “Alternativën”

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë deklaratat e sotme të deputetit Skender Rexhepi-Zejd, nuk e rrezikojnë koalicionin me Alternativën, shkruan gazeta LAJM. Sela tha se qendrimet e Rexhepit janë individuale dhe nuk përfaqësojnë partinë të cilës i përket ai.

 -Z.Sela a keni biseduar me z.Gashin. A është ky qëndrim personal i z.Rexhepit apo edhe i Alternativës?

Ziadin Sela: Është natyrisht vetëm qëndrim personal i z.Rexhepit.

-A mund ta rezikoj koalicionin me “Alternativën” ky qëndrim i z.Rexhepit?

Ziadin Sela: Nuk e besoj, nuk ka pse.

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skënder Rexhepi sot tha se është për rrëzimin e qeverisë, megjithatë nuk mund të luftohet një e keqe me një të keqe tjetër.

Të jesh me një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin vetëm me urrejtjen ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë dhe nuk ma lejon, as edukata njerëzore e as familjare”, tha Rexhepi.

Më tej, ai sqaroi rrethanat në të cilën vendosi nënshkrimin e tij në listën për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne u mblodhëm të gjithë deputetët dhe në bazë të informacioneve që erdhën, kishim marrëveshje që në listën e nënshkrimeve të jenë, VMRO-ja, koalicioni ynë, LDP-ja dhe BESA që i binte 61. Dhe unë insistoja që ne si koalicion të ishim të fundit që do të nënshkruajmë dhe disa herë kam thënë që nuk guxon të jetë e majta, ta keni parasysh. Jo nuk është sigurisht më thanë”, u shpreh Zejdi.

TV KLAN: Kush ju tha që nuk do të jetë “E majta”?

Zejd: Ata që ishin aty, posaçërisht kryetari i Aleancës i cili ka qenë në bisedime me Micoskin. Ata kanë biseduar, listat erdhën te ne pas atyre edhe të paktën tre herë e kam përmendur që ai s guxon të jetë, dhe më thanë që s’do jetë. Nënshkrimin tim e dhash, edhe pse kërkoja siguri që të ishte edhe PLD-ja dhe BESA, sepse një VMRO që na i humbi 27 mijë vota do të vazhdojë të na dëmtojë edhe më tepër.

You may also like