Sela: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, kemi pritur më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Unë kam një dhe vetëm një betejë, beteja ime është që të sjellë ndryshimin, sepse demokracia pa asnjë ndryshim s’ka asnjë kuptim”.

Këtë e deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët në TV21, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ai tha se me rezultatin e zgjedhjeve nuk është i kënaqur, pasi që sipas tij kanë pasur pritshmëri më të mëdha. Ndër të tjera shtoi se ditën e zgjedhjeve populli foli, por sipas tij me një zë të mekur.

“Pritshmërit tona kanë qenë më të mëdhaja, por foli sovrani, aq sa ju lejua të flasë. Foli dhe faktikisht rezultatet reflektojnë atë përditshmëri që ne e jetojmë. Foli me zë të mekur, sepse zëri i tij çdo ditë kërcënohet dhe shantazhohet. Unë nuk mund të them që mund të jem i knaqur. Unë nuk kam pretenduar që beteja politike që e udhëheqë është e lehtë”.

“Shumë aktorë politik, dali dhe i flasin se betejat me kë i kanë. Unë kam një dhe vetëm një betej, beteja ime është që të sjellë ndryshimin, sepse demokracia pa asnjë ndryshim s’ka asnjë kuptim”, tha Sela.

You may also like