Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

by admin
Spread the love

Deputetët e Frontit Evropian në momentin e votimit të Qeverisë u larguan nga Kuvend. Zijadin Sela, në konferencë për media, tha se Fronti Evropian dënon lojërat dhe sjelljet e shumicës, që njësoj sipas tij në vitin 2017-të, edhe sot u munduan që të bllokojnë fjalët e Frontit opozitar, po njësoj me replika, edhe pse kishte marrëveshje deri në orën 12 të mbarojnë fjalën të gjithë diskutuesit.
“Ne e shprehëm qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, turqve dhe komuniteteve tjera etnike këtu në RMV Ne kërkojmë që t’i qëndrojnë fjalës ata që u zotuan që nuk bëhen pjesë e qeverisë pa ndodh ndryshimet kushtetuese”, tha Zijadin Sela, raporton SHENJA.
Zijadin Sela tha se legjitimiteti është kategori numerike por pas numrave është edhe kategori programore.
“VLEN-i numerikisht pësoi debakël nga Fronti Evropian mbi 30 mijë vota e votuan Frontin Evropian dhe VLEN-i edhe pse u përkrahë edhe nga votues të VMRO-së për t’ju shërbyer atyre legjitimitetin numerik e humben. VLEN[i e humbi edhe legjitimitetin numerik të deputetëve”, deklaroi Sela.
VLEN-i, sot, tha Sela e humbi edhe legjitimitetin programor. /SHENJA/

MARKETING



You may also like