Sela: Ka ardhur koha e Bekim Salit, koha për Çairin e ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bashkë me Afrimin kemi arritur që t’i mbajmë bashkë shqiptarët, dhe me këtë t’i sjellim fitoren shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takon. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Duke folur për Çairin, Sela tha se ka ardhur koha e Bekim Salit.

 “Është koha që Shkupi të jetë i njëjtë nga të dyja anët. Të jetë ashtu siç e dallon nga diversiteti por i njejtë në zhvillim, në arsim, infrastrukturë, në hapësira që gjelbërta. Është koha për Çairin e ri. Është koha për risinë e qeverisjes tek shqiptarët”, deklaroi Sela.

 

You may also like