Sela: Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që të mbahen ato. Kështu ka deklaruar sot kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, gjatë prezantimit të kryetarëve të degëve të kësaj partie.

“Qëndrimi i ASH-së është që të jenë të parakohshme në mënyrë që të dalim nga gjithë këto kriza të cilët janë të përditshme qoftë në aspektin politik, ekonomik, energjetik dhe të tjera”, tha Sela, raporton SHENJA.

Sa i përket zgjedhjeve për këshilltarë në Tetovë, Sela tha se mendon që ASH duhet të dalë vet.

“Sa i përket koalicioneve e këtyre gjërave, ato janë çështje që i përkasin organeve partiake, por ne mendojmë se Aleanca për Shqiptarët duhet të dale dhe të përballet vetë në këto zgjedhje lokale për Tetovën”, u shpreh Sela.


You may also like