Sela: Ideja e formimit të një shumice të re është që qytetarët t’i bëj më të lirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pytur në lidhje me deklaratën e Zejd Rexhepit, i cili ka thënë se nuk ka qenë i informuar drejt se në atë listë do të jetë nënshkrimi i Lëvicës, tha se njeriu kur ka ndonjë hall mundohet të gjej arsyetime të pa baza dhe gënjeshtra.
“Askush nuk është fëmijë, dhe gjithsecili e dimë se lista që është nënshkruar  për ta rrëzuar qeverinë. Natyrisht ideja e rrëzimit të Qeverisë,është rrëzimi i një qeverie e cila s’kishte se si të ndodhë ndryshe, por të shndërrohet në një regjim hibrid, dhe ideja bazë e formimit të një shumice të re është që qytetarët t’i bëj më të lirë, dhe kur flasim për liri nuk ka nevojë askush të manipulojë”, tha Sela, raporton SHENJA.

Ai ka shtuar se nuk ka nevojë të mashtrojë dikë, dhe se çdoherë ka qenë i hapur.

“Sidomos kam kujdes edhe me deputetë që janë në koalicion dhe ideja është kjo, liria e qytetarëve, për të vendosur me vullnetin e lirë, nëse konstatojmë se është shndërruar një aparat i shtetit i cili e shantahzon qytetarin dhe lirinë e tij”, tha Sela.

Sa i përket asaj se a dështon tani shumica parlamentare, Sela tha se kjo nuk nënkupton  se ka dështuar kjo shumicë.
“Kjo sepse gjithçka është paralajmëruar, se sot do të fillon procedura, ne si opozitë po e ndihmojmë kryeministrin të vendos për dorëheqjen, me siguri sot do të fillojë, ne kemi 61 nënshkrime që është e mjaftueshme që të rrëzohet ky pushtet”, tha Sela.

You may also like