Sela: Baca Sylë, do të mbetesh gjithmonë simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare

by admin
Spread the love




Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Sulejman Sulejmanit, Baca Sylë.
Sela shkruan se ai do të mbetet gjithmonë simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare.
“Gjithë jetën jetove si i huaj në shtëpinë tënde, por gëzohemi që në fund arritëm bashkërisht të triumfojmë mbi këtë padrejtësi. Pas një jete me shumë sakrifica, si shumë shqiptarë të tjerë, të malltretuan edhe burgjeve me një rast të montuar. Asnjëherë nuk u nënshtrove edhe pse plagët e padrejtësisë të kishin rënduan shëndetin. Baci Sulë, na bëj hallall! Lutemi që për sakrificat e tua të të shpërblejë Zoti
Qëndresa juaj do të jetë përjetësisht shembull dhe amanet për ne”, ka shkruar Sela.


You may also like