Sekuestrohen dy armë në një aheng familjar në Polac të Skenderajt

by admin
Spread the love

Mbrëmë në fshatin Polac të Skenderajt, ka pasur të shtëna me armë.

Me të pranuar informacionin, policia ka identifikuar vendin ku kishte aheng familjar dhe në cilësi të provave materiale janë identifikuar disa gëzoshja, ndërsa nga dytë dyshuarit janë sekuestruar dy arme të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

“Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje’”, njofton policia përmes komunikatës, transmeton Klankosova.tv.

You may also like