Sektori hotelerik përballet me mungesë të fuqisë punëtore

by admin
Spread the love

Petar Stavrevski është fituesi i vitit të kaluar në Kampionatin shtetëror për banakierë në Maqedoninë e Veriut. Në garat botërore, sic njofton KlanM, hyri në mesin e 15 më të mirëve.

Por, si është të jesh banakierë në Maqedoninë e Veriut?

“Sinqerisht Shumë interesante. Kam edhe shumë përvojë ndërkombëtare, nuk kam punuar vetëm në vendin tim. Mund t`i inkurajoj të gjithë se kemi cilësi për të arritur suksese në nivele të larta” – tha Petar Stavrevski, banakier.

Sektori hotelerik në vend përballet me mungesë të madhe të personelit. Mungojnë banakierët, kamarierët, kuzhinierët. Mungojnë edhe recepsionistë nëpër hotele dhe personel tjetër.

Paralajmërimet, sic pwrcjell KlanM, thonë se edhe këtë sezon Kroacia dhe Mali i Zi do ta mbledhin kuadrin profesionist në sektorin hotelerik. Deti Adriatik mbetet destinacioni numër një, fillimisht për shkak të pagave dyfish apo trefish më të larta e më pas edhe kushtet më të mira për punë.

“Ekziston një logjikë e thjeshtë. Unë si barmen jam i punësuar kurse punëdhënësi im duhet të kujdeset që unë të mbetem në këtë vend pune. Nuk dua të hyjë në detaje se me çfarë përballet punëdhënësi im, por do të them se, ky sezon do të jetë në nivelin shqetësues ku për një ose dy muaj do ta ndjejmë mungesën e madhe të punonjësve në hoteleri dhe të banakierëve” – tha Petar Stavrevski, banakier.

Oda Turistiko-Hotelerike, sic njofton KlanM, kohë më parë alarmoi se në sektorin hotelerik në vendin tonë mungojnë rreth 20.000 punëtorë dhe nëse situata nuk ndryshon, 50% deri 60% e restoraneve dhe hoteleve do të mbyllen.

Shpëtimi është kërkuar tek punëtorët e huaj, kryesisht nga Turqia. U njoftua se 5.000 punonjës në sektorin hotelerik mund të mbërrijnë në vend nëse shteti u mundëson punësim të shpejtë, me kushte të njëjta, pa formalitete sikurse për qytetarët tanë. Por, sa kjo ide zbatohet në terren vështirë është të thuhet. /KlanMacedonia/







Artikulli paraprakTransporti i nxënësve, MPB ka dërguar tre automjete në kontroll të jashtëzakonshëm teknik
Artikulli tjetërProfesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut




You may also like