Sekretari i Jashtëm britanik në Kiev/ Cameron i shpreh mbështetjen Zelenksyt

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bisedoi me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron për mbështetjen e ushtrisë britanike për Ukrainën.

Ish-kryeministër britanik, Cameron, i cili është emëruar në pozitën e Sekretarit të Jashtëm, vizitoi Kievin për të treguar mbështetjen britanike për Ukrainën, teksa lufta në Gazë rrezikon të tërheqë vëmendjen globale prej luftës së Rusisë ndaj fqinjës së saj.

Në njoftimin e Zelenskyt, i cili ka ardhur pas një vale të sulmeve ruse me dronë në Ukrainë, nuk janë dhënë informacione se kur është zhvilluar vizita e Cameron.

“Ne kemi pasur takim të mirë, të fokusuar në armët në front të luftës, kemi diskutuar për forcim të mbrojtjes ajrore dhe mbrojtje të njerëzve dhe infrastrukturës kritike”, është shprehur Zelensky në “X”.

Bota nuk është aq e fokusuar në situatën në fushëbetejë në Ukrainë, dhe kjo tërheqje e fokusit nuk është duke ndihmuar”, ka thënë mes tjerash Zelensky.

Camron theksoi se vizita e tij ka për qëllim të sigurojë Kievin për “mbështetjen morale, mbështetjen diplomatike, mirëpo mbi të gjitha, mbështetjen ushtarake që ju duhet jo vetëm këtë vit dhe vitin tjetër, por aq sa të ketë nevojë”, për Ukrainën, në përpjekjet e saj për ta luftuar agresionin rus.


Top Channel

You may also like