Sejdiu për vdekjen e Nishanit: Humbje e madhe për shtetin shqiptar

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka shprehu ngushëllime familjes Nishani për vdekjen e ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Ai tha se vdekja e Nishanit është humbe e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët e shtetin shqiptar.

“Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të ushtarakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë”.

“Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi”, shkroi Sejdiu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Sejdiu tha se krahas dhembjes, familja Nishani duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën e veprën e tij.

Kujtojmë se Bujar Nishani vdiq sot pas një sëmundje autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19.

You may also like