Seferi rikthehet te goli, sulmuesi shqiptar vendimtar në fitoren e Vorsklas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi i cili zgjodhi që ta vazhdonte karrierën në Ukrainë, po bën mjaft mirë me skuadrën e tij Vorskla Poltava. Ish-sulmuesi i Tiranës ka qenë disi në hije në ndeshjet e para, por tashmë është ambientuar dhe po bën atë që di më mirë, të tregohet vrastar para porte.

Në 13 ndeshje kampionat, 26-vjecari ka arritur që ta tund tre herë rrjetën, ndërsa e fundit ishte këtë të shtunë ku Vorska luajti përballë Kolos Kovalivka. Seferi mori një pasim perfekt dhe me një gjuajte të bukur në minutën e 30 i dha avantazhin skuadrës së tij.

Vorskla arriti që të triumfonte në këtë takim 1-2, ndërsa mban vendin e 6-të të klasifikimit. Kujtjmë që Seferi ka firmosur një kontratë 3-vjecare me skuadrën që luan në elitën e futbollit ukrainas. /oversport.tv

Foto: Taulant Seferi, Facebook

You may also like