Seferi: Duhet të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë maksimumin, formacionin e vendos trajneri

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej të dielës së 18 shtatorit grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator). Në konferencën për shtyp së bashku me Arlind Ajetin doli edhe sulmuesi Taulant Seferi.

Taulant Seferi, sulmuesi shqiptar i cili është transferuar në Ukrainë që nga ky sezon, pas aventurës me Tiranën shprehet se ndihet në formë të mirë për momentin, ndërsa flet edhe për atmosferën e mirë brenda grupit. Seferi thotë se fokusi i skuadrës për momentin është tek Izraeli e më pas Islanda.

Sulmuesi me më shumë minuta i momentit – “I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit, se cili do të luajë.”

Mungesa, dëmtime dhe probleme në këto sfida. Sa besojmë se mund të fitojmë? – “E tha dhe Ajeti, që ky grup që jemi duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Këto mungesa që kemi janë me vlerë të madhe, janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe na mërzisin pak që nuk janë me ne. Por i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më shpejt me ne. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje sepse e dimë që janë vendimtare dhe na duhet maksimumi. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë maksimumin.”

Atmosfera brenda grupit kuqezi – “Është një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gjithë së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky bashkim i yni të na ndihmojë edhe në fushë.”

Reparti i sulmit, diferenca në këto dy sfidat e ardhshme? – “Pa dyshim se nëse duam të fitojmë ndeshjen, na duhen gola dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë. Kjo është diçka e mirë për Kombëtaren tonë dhe shpresoj që ai që do të jetë në fushë të bëjë gol dhe të marrim pikët që na duhen ne.”

Me cilin sulmues do ndihesha mirë në lojë? – “Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi se me kë. Është zgjedhje e trajnerit dhe ai vendos. Kush do të jetë në fushë duhet të bëjë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale për ne.”

Mundësia për tre sulmues përpara?– “Për formacionin unë nuk mund të them asnjë fjalë pasi vendos trajneri dhe ai e di më mirë. Izraeli është një kundërshtar i fortë dhe në fushën e tyre janë shumë agresivë, por do të punojmë këto gjashtë ditë që kemi para ndeshjes dhe do të shohim edhe pikat e dobëta të Izraelit dhe do të sulmojmë aty ku duhet.”

Zhgënjim nëse nuk marrim 6 pikë? – “Pa dyshim që do të ishte zhgënjim. Jemi ekip i mirë, kemi lojtarë me cilësi të lartë dhe do zhgënjehemi, por jemi këtu për të dhënë maksimumin për Kombëtaren tonë dhe shpresoj që do t’ia dalim.”

Izraeli apo Islanda, kundërshtari më i rrezikshëm? – “Fokusi ynë është te Izraeli, sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim Izraelin maksimalisht dhe pastaj do flasim për ndeshjen e radhës.”

Lexo lajme interesante

You may also like