Seancë e përbashkët qeveritare mes Shkupit e Sofjes

by admin
Spread the love

Qeveria e republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë të kryesuara nga dy kryeministrat, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov sot në rezidencën “Bojana” në Sofje do të mbajnë mbledhje të përbashkët në të cilën mes tjerash është paraparë firmosja e disa dokumenteve bilaterale.

Mbledhja e përbashkët pason pas vizitës zyrtare të javës së kaluar të kryeministrit bullgar Petkov në Shkup.

Kur u u arrit marrëveshje për formimin e grupeve të punës nga të dyja palët, të cilat duhet të punojnë intensivisht për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve.

You may also like