Seanca për shkarkimin e tij, Ilir Meta zbulon për herë të parë arsyen pse nuk u paraqit në Gjykatën Kushtetuese

by admin
Spread the love

I ftuar në News24, presidenti Ilir Meta e quajti të parëndësishme seanca për shkarkimin e tij, kjo ishte edhe arsyeja pse nuk u paraqit në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta: Nuk shkova në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është një çështje e rëndësishme. Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve. Kur është marrë vendimi nga parlamenti i mëparshëm për të shkarkuar Metën? Para apo pas 25 prillit? Pas! Me logjikë po flas. Dakord të shkarkuar vendosën që të shkarkojnë presidentin, tani nga parlamenti atëherë dhe tani, sa kanë votuar për të shkarkuar Metën? 40 janë ata që kanë mbetur. Këtyre u duhen 94 vota. A është rikonfirmuar vullneti politik? Ky Parlament a iu qëndron akuzave të bëra nga Parlamenti i shkarkuar?

You may also like