Seanca e parë plenare për këtë vit, Sali Berisha bojkoton Kuvendin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndërkohë që ka nisur seanca e parë plenare për këtë vit, deputeti demokrat dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk është parë në sallë në vendin ku ulet zakonisht.

Duket se ish-kryeministri e ka “bojkotuar” këtë seancë të parë, ku e sheh veten të përjashtuar nga grupi parlamentar dhe partia nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Po ashtu, në këtë seancë të sotme pritet që të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe presidenti turk Erdogan, i cili ndodhet në Shqipëri.

Ndërkohë, në Kuvend përjashtimet që ka bërë Basha ndaj besnikëve nga Berishës janë kundërshtuar nga mbështetësit e këtij të fundit duke i cilësuar si nul.

You may also like