Seanca e parë konstituive e Këshillit të Sigurisë Sociale

by admin
Spread the love




Këshilli për Siguri Sociale e ka mbajtur sot seancën e parë konstituive në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Kryetari i Këshillit të Sigurisë Sociale u zgjodh dr. Stojançe Stefanovski, ndërsa nënkryetare u zgjodh Stanka Trajkova.

Këshilli për Siguri Sociale e ka mbajtur sot seancën e parë konstituive në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Kryetari i Këshillit të Sigurisë Sociale u zgjodh dr. Stojançe Stefanovski, ndërsa nënkryetare u zgjodh Stanka Trajkova. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trançevska, në fjalën hyrëse para anëtarëve të Këshillit, e theksoi rolin e tij, i cili ka rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave sociale të përfituesve të pensionit, duke marrë masa për përmirësimin e pozitës sociale dhe përmirësimin e standardit të jetesës së përfituesve të pensionit

“Përmirësimi i cilësisë së jetës së të moshuarve dhe sigurimi i pleqërisë dinjitoze është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Të gjitha politikat dhe masat që i krijojmë dhe i zbatojmë së bashku me sektorin civil janë në atë drejtim”, deklaroi Trençevska. Ajo, siç informojnë nga MPPS-ja, iu referua ndryshimeve të fundit të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilin është futur metodologjia e re për rregullimin e pensionit dhe do të fillojë me pagesën e pensioneve të shtatorit. Ata theksojnë se sipas ndryshimeve, pensionet do të përafrohen me modelin e kombinuar të rritjes 50 për qind të pagës mesatare dhe 50 për qind rritje të kostos së jetesës. Në seancë u votuan ndryshimet në Rregulloren e Këshillit të Sigurimeve Shoqërore, sipas të cilave seancat do të thirren të paktën një herë në vit, zëvendësimi i një anëtari që mungon në Këshill dhe seancat do të hapen nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Siç theksohet nga MPPS, anëtarëve të pranishëm të Këshillit u është shpjeguar informacioni për gjendjen me fondet për Fondin e Solidaritetit, sipas të cilit fondet për vdekje të cilët u janë paguar nga Fondi i Solidaritetit, dhe të cilat janë reduktuar në periudhën e kaluar, do t’u kthehen qytetarëve. U shpjegua se situata e krijuar është rezultat i rritjes së numrit të pensionistëve të vdekur gjatë pandemisë. Me çka, Bordi i organizatës së regjistruar në Fondin e Solidaritetit ka marrë vendim të përkohshëm për rritjen e shumës  për kompensim për vdekje dhe zvogëlimin e mjeteve për pagesën e kompensimit për vdekje në 25.000 denarë. Me të drejtë pagese prej 5.000 denarë deri në pagesë të rregullt prej 30.000 denarë. Diferenca prej 5.000 denarë do të fillojë të paguhet me pagesën e pensioneve në korrik. Ministrja Trençevska u uroi anëtarëve të Këshillit seanca të frytshme dhe konstruktive të këtij organi të rëndësishëm, qëllimi i të cilit është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe interesave sociale të përfituesve të pensioneve.


You may also like