“Së shpejti nënë, dua dy fëmijë”, Lei Kraja befason rrjetin

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja ka spikatur gjithmonë për bukurinë dhe sensualitetin e saj. Veç formave perfekte, ajo ka edhe një trup shumë të bukur, e për pasojë, edhe shumë ndjekës në rrjete sociale, ku Lei është shumë aktive duke postuar shpesh edhe foto e video të sajat.

Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, duke iu dhënë atyre mundësinë të bëjnë pyetjet që dëshirojnë e të shuajnë kuriozitetet e tyre. Sigurisht që pyetjet kanë qenë të shumta në drejtim të moderatores, e cila ka vendosur t’u përgjigjet edhe atyre më pikanteve.

Një prej ndjekësve të saj, e ka pyetur Lei Krajën se kur e mendon veten mama dhe ajo i ka befasuar të gjithë me përgjigjen duke thënë: “Së shpejti”. Ndërsa një tjetër pyetje kishte të bënte me numrin e fëmijëve që do donte Lei të kishte dhe moderatorja u përgjigj 2. “Sa fëmijë do doje të kishe?”, “Maksimumi 2” – u përgjigj Lei Kraja.

Edhe pse shumë thashetheme qarkullojnë rreth jetës së saj private, Lei Kraja është munduar gjithmonë të jetë shumë e rezervuar. Por herë pas here ajo je edhe detaje, teksa pak kohë më parë, moderatorja ka treguar se është në një lidhje, por pa e zbuluar se cili është fatlumi që i ka rrëmbyer zemrën.

You may also like