Së shpejti investim i madh nga kompani vendase – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Zonave Zhvillimore Teknologjiko – Industriale në Maqedoni, Jovan Despotovski në emisionin Klan Debat ka folur rreth mundësive që ofron shteti për kompanitë e jashtme, por edhe për qasjen ndaj kompanive vendase që duan të investojnë. Ai u shpreh se një pjesë e zonave industriale nuk funksionojnë siç duhet e një nga arsyet është edhe mungesa e fuqisë punëtore në pjesë të caktuara të vendit, përcjell KlanM.
Despotovski paralajmëroi investimin e parë të madh nga kompani vendase.

“Mund të them se pas dy viteve është arritur marrëveshje me një investitor dhe do të paralajmërojmë ivestimin e parë të madh nga një kompani e brendshme ZZhTI dhe kjo do të jetë një hap real. Kjo do të na mundësoje një mënyrë precedenti që do të na mundësojë ta ‘thyejë akullin’ dhe t’i hapë dyert për kompanitë vendase”, deklaroi Despotovski./KlanMacedonia

You may also like