Së shpejti, ‘Big Brother VIP Kosova’, zbulohet kush do e prezantojë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përpara se të nisë në dhjetor “Big Brother VIP Albania”, do të kemi mundësinë të shohim të njëjtin format, por me personazhet e njohur të Kosovës. “Big Brother VIP Kosova” do të nisë këtë vjeshtë dhe kurioziteti se cilët do të jenë banorët, prezantuesi apo opionionistët ka qenë tepër i madh.

Sot është zbuluar se prezantuesi do të jetë, Alaudin Hamiti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesi me një status në Instagram ku shprehet i entuziasmuar për këtë rrugëtim.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi prapa ka nisë! Krejt sytë n’to”, ka shkruar Alaudin Hamiti.

You may also like