S’e pajtoi as këtë vit Kosovën me Serbinë – Shqip

by admin
Spread the love

Pajtim nuk pati as më 2023-ën.

Më 31 gusht të 2024-ës, Miroslav Lajçak, zyrtarisht përfundon mandatin e ndërmjetësuesit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndonëse shpresonte që mund të kishte një ujdi Prishtinë-Beograd, një gjë e tillë nuk ndodhi e kundërshtitë mes Kosovës dhe Serbisë nuk u shoshiten.

Lajçak deklarohej në fillimvitin që e lëmë pas, se mundësia për marrëveshje e ndreqje raportesh qëndron deri në dhjetorin 2023 apo në fillim janarin e 2024-ës.

Por si ndërmjetës i dialogut, ai madje pati përmendur se ka disa faza në të cilën mund të harrohen edhe afatet për normalizim.

Sipas tij, ato janë krizat dhe përplasjet mes dy vendeve.

Të njëjtat telashe përcollën palët, e për t’u tensionuar edhe më raportet, qe sulmi terrorist serb i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, nga i cili mbeti i vrarë një polic i autoriteteve të Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.

Nga po ky moment, sipas parisë së shtetit, për Kosovën dialogu më nuk kishte të njëjtin kuptim.

Madje para se të ndodhte sulmi vrastar, qe vet kryeministri Albin Kurti i cili pohonte se bisedimet me Serbinë hynë në një ngërç, e sipas tij, fajtori qëndronte Miroslav Lajçak.

Kjo sipas tij meqë i dërguari special i BE-së, kishte “humbur neutralitetin” në takimin e 14 shtatorit.

Në sytë e kryeministrit Kurti, Lajçak kishte adoptuar kushtet serbe pa diskutim me palën kosovare, dhe problemi për këtë qëndronte një dokument të cilin pohonte se nuk ua kishin prezantuar.

”Kjo është arsyeja pse u tmerrova”.

”Isha i shokuar. Mendoj se BE27 nuk janë të informuar për këtë”, derisa për The Guardian Kurti akuzonte tutje vendet e BE-së.

”Ia kanë dhënë këtë punë shumë të rëndësishme këtij personi që ka humbur neutralitetin”.

Para së gjithash, derisa Kurti kërkonte përgjegjësi tek Vuçiqi se po sponzorizon agresorët serbë për sulme ndaj Kosovës, edhe presidentja Vjosa Osmani, njëzëri kërkonte reagim nga ndërkombëtarët.

Gjithsesi ajo alarmonte përmes autoriteteve amerikane edhe për rrezikun që i kanosej Kosovës, nga trupat ushtarake serbe që po afronte Aleksandar Vuçiq përreth kufirit me Kosovën.

”SHBA i bën thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet. SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, deklaronte ajo.

E gjithë kjo në vazhdën e krizës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë, derisa nga aksioni i autoriteteve të sigurisë, u kap arsenal armësh.

Sipas qeverisë kosovare, këto armë i përkisnin ushtrisë serbe dhe kapin vlerën e rreth 5 milionë euro.

Këtë sulm të rëndë dhe gjithë këtë aksion serb, e pati dënuar ashpër edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

”Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.

Por, në një lundrim online, specifikojmë që ndërmjetësuesit evropianë kishin menduar se kishin arritur një përparim mes palëve në shkurt.

Kjo atëherë kur Vuçiq dhe Kurti u takuan në Bruksel dhe ranë dakord për një “rrugë drejt normalizimit”.

Megjithatë, kjo linjë vijoi gjatë gjithë vitit me përplasje.

Jo shumë kohë pas kësaj, në prill, Beogradi e shkeli drejtpërdrejt edhe marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

E gjithë këto telashe me dialogun pa asnjë rezultat konkret, a t’i faturohen Lajçakut?

Nuk dihet se si do të vijojë procesi tutje, në fillim vitin e 2024, megjithatë, në Institucionet e Bashkimit Europian pritet të ketë zgjedhje të reja, dhe dialogun e pret një ndërmjetësues i ri.

Derisa po në vjeshtën e 2024, mbahen edhe zgjedhjet presidenciale amerikane, rolin e saj të cilin, Kosova e kërkon me ngulm në çështjet e dialogut por dhe në përballjet me palën serbe.

You may also like