Scholz kundër Turqisë: Absurde që e akuzon Izraelin për fashizëm!

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman Olaf Scholz i cilësoi “absurde” akuzat që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar drejt Izraelit për racizëm.

Izraeli është një vend “që ndihet i përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare dhe i orienton veprimet e tij në përputhje me to, “kujtoi shefi i qeverisë gjermane.

“Kjo është arsyeja përse akuzat kundër Izraelit janë absurde dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë. Izraeli jo vetëm që ka të drejtë, por e ka edhe “detyrë” të mbrohet ndaj grupit militant islamik”– tha Scholz.

Scholz përgatitet ta presë presidentin turk të premten në Berlin për bisedime. Ftesën Erdoganit ai ia kishte drejtuar pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit në muajin maj. Para takimit me të, Erdogani do të pritet edhe nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, presidenti turk ka mbajtur një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga 30 partnerët e tjerë të NATO-s.

Pak ditë më parë, ai tha se legjitimiteti i Izraelit ishte “në pikëpyetje” për shkak të asaj që ai e quajti “fashizmi i tij”, teksa Hamasin e konsideruar grup terrorist nga SHBA-ja e BE-ja, ai e ka përshkruar si “organizatë çlirimtare”. Në shenjë proteste ndaj ofensivës izraelite në Gaza, Turqia gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael.


Top Channel

You may also like