Scaloni zyrtarizon listën e Argjentinës, i përfshirë edhe “ylli” i Romës

by admin
Spread the love

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka zyrtarizuar më në fund listën me 26 lojtarët e thirrur pre jtij për Botërorin “Katar 2022”.

Scaloni ka publikuar një video në llogaritë e Federatës Argjentinase të Futbollit në rrjetet sociale, ku shfaqet duke lexuar listën e plotë. “Kjo rrugë fillon këtu. Të gjithë pas një flamuri dhe me të njëjtën ndjenjë”.

Scaloni siguroi se futbollistët që ai u ka besuar “janë krenarë që veshin këtë fanellë, shpresojmë që edhe ju si tifozë të jenë krenarë. Të gjithë së bashku”.

Në listë është përfshirë edhe sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i disa javëve më parë.

Lista e Argjentinës:

Portierë: Emiliano Martínez, Gerónimo Rulli dhe Franco Armani.

Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Nahuel Molina, Juan Foyth, Germán Pezella, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Otamendi, Acuña dhe Tagliafico.

Mesfushorë: Guido Rodríguez, Leandro Paredes, Rodrigo de Paul, Enzo Fernández, Exequiel Palacios, Papu Gómez dhe Alexis Mac Allister.

Sulmues: Lionel Messi, Paulo Dybala, Ángel Di María, Nicolás González, Joaquín Correa, Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez.


Top Channel

You may also like