Scaloni: Përballë do të jenë dy skuadra që përpiqen të sulmojnë

by admin
Spread the love

Në përballjen e nesërme, Argjentina dhe Holanda do të vendosin se kush do të shkojë në gjysmëfinalet e Katar 2022. Trajneri i përfaqësueses argjentinase, Lionel Scaloni, doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës me “Tulipanët” duke dhënë përshtypjet e tij për këtë përballje.

HOLANDA – “Të tetë skuadrat që janë ende në garë, janë me meritat e tyre dhe kanë mundësi të shkojnë në finale. Nesër do të jetë një ndeshje e mirë kundër Holandës. Përballë do të jenë dy skuadra që përpiqen gjithmonë të sulmojnë.”

DËMTIMET – “Di Maria dhe De Paul u stërvitën dje dhe kanë ende mundësi të stërviten edhe nesër. Angel bëri vetëm gjysmën e stërvitjes me grupin, dhe sot do të flasim me njëri-tjetrin dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, por në fushë do të dalë dikush që është mirë.”

DYBALA – “Paulo nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, sepse nuk mu duk e përshtatshme që ai të dilte në fushë. Megjithatë ai është në gjendje të mirë, jam i kënaqur me kontributin e tij.” – përfundoi Lionel Scaloni. /oversport.tv

Foto: Seleçión Argentina, Twitter

 

You may also like