Scaloni: Mungesa e Dybala? Nuk ka ritmin e duhur për t’u grumbulluar

by admin
Spread the love

Paulo Dybala nuk po jeton ditët më të bukura të jetës së tij dhe kjo është e sigurt. Fillimisht vendimi i Juventusit për mos t’i rinovuar kontratën e më pas një dëshmi në prokurori për tre orë të plota.

Por nuk përfundon këtu, edhe Argjentina nuk preferoi ta grumbullonte atë në listën për ndeshjet e këtij muaji. Megjithatë, mungesën e grumbullimit e ka sqaruar vetë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni gjatë një konference për shtyp.

Kam folur me Dybalan kur hartuam listën paraprake sepse ai ishte ende në fazën e rikuperimit, e pastaj fola edhe pas publikimit të listës. Nuk dua të bëj debat, por dua që Dybala të vijë në kombëtare në kushtet optimale.

Nuk nuk po i bëjmë një nder atij nëse e thërrasim kur nuk ka ritmin e duhur. Për Botërorin ka kohë, dhe Dybala duhet të jetë në kushtet më të mira”. /oversport.tv

You may also like