Scaloni është me covid, kush do ta drejtojë Argjentinën përballë Kilit?

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit Lionel Scaloni është akoma pozitiv me covid dhe si rrjedhojë nuk mund të drejtojë skuadrën të premten në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në transfertën kundër Kilit.

“Kam disa ditë që kam mbaruar karantinën, por vazhdojë që të rezultoj pozitiv në teste, prandaj nuk mund të futem në Kili”, ka sqaruar Scaloni.

E njëjta situatë është edhe për zëvendësin e tij Pablo Aimar, që duhet të qëndrojë në izolim, pasi ka qenë një nga kontaktet e afërta të teknikut.

Në stolin e Argjentinës për sfidën kundër Kilit do të ulen dy asistentët e tjerë të teknikut, Walter Samuel dhe Roberto Ayala. / Oversport.tv

You may also like