Sarri: Vendi i dytë për Romën do të ishte zhgënjim! Ne kemi investuar, ata kanë shpenzuar

by admin
Spread the love

Lazio do të startojë edicionin 2022-2023 të Serie A përballë Bolognës në “Olimpico”, ndërsa në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp edhe tekniku Maurizio Sarri. Përgjatë konferencës tekniku i Lazios nuk i kurrëseu thumbat edhe për rivalët e Romës dhe trajneri të tyre Mourinho.

“Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë dhe delikate. Shpresojmë që të shikojmë një Lazio që qartësisht nuk mund të jetë në majë, por të tregojë nivele të pranueshme”.

MERKATO DHE MOURINHO- “Kam bërë kërkesa në bazë të nevojave të klubit. Nuk ndjej përgjegjësi. Mourinho thotë se ne jemi për titullin kampion? Ne nuk kemi shpenzuar, kemi investuar.

Nëse është dikush që ka shpenzuar, janë ata, ne kemi investuar te djem të rinj. E falenderoj Josen për besimin, shpresoj ta kënaq. Sidomos sepse kam besim mund të them që edhe vendi i dytë për Romën do të jetë një zhgënjim.” /oversport.tv

You may also like