Sarri: Lazio do ta thotë fjalën e vet, Europa League e lodhshme!

by admin
Spread the love

Lazio përballet nesër me Porton në Europa League dhe trajneri Mauricio Sarri ka folur për këtë duel dhe fillimisht u pyet për mungesën e madhe, atë të sulmuesit Ciro Immobile që ka qenë me temperaturë dhe nuk ka fluturuar drejt Portugalisë.

“Do luajmë sërish me 11 lojtarë, siç kemi bërë edhe në raste të tjera. Do të gjejmë një zgjidhje. A do jetë ndaj Udineses? Le të shohim, nuk e di ende. Edhe në kushte jo ideale, është mirë ta kesh pranë Immobile”.

“Porto? Çfarë ka ndodhur në të shkuarën nuk ka rëndësi. Porto është një ekip i fortë, i organizuar dhe i freskët. Ata kanë disa lojtarë me përvojë dhe shumë lojtarë të rinj, si Vitinho dhe Vieira. Nuk ka nevojë të flasim shumë. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, shifrat flasin dhe Porto ka humbur veç dy herë këtë sezon”.

“Ecuri e mirë në Europë? Gjithmonë pres që ekipi im të ketë qëndrimin e duhur mendor. Gjithsesi është e vështirë të futesh në kokën e një grupi. Një herë drejtova një ekip në Champions dhe humba ndeshjen e parë.

Të nesërmen në takim u tërbova dhe dy lojtarë më thanë se ata e kanë mendjen te kampionati. Kjo do të thotë se është e vështirë të futesh në kokën e lojtarëve, të cilët shpesh arsyetojnë në mënyrë të pavetëdijshme”.

“Europa League është një garë shumë e lodhshme. Mbaroni në orën 23:00 të së enjtes dhe nuk keni mundësinë që ta shtyni lojën tuaj të fundjavës për të hënën. Natyrisht Chelsea është ndërtuar për të fituar Champions League me 30 lojtarë të të njëjtit nivel.

Kjo është një skenë europiane për Lazion dhe duam të themi fjalën tonë, edhe nëse ka ekipe më të forta se ne në turne. Është gjithmonë prestigjioze për klubin të luajë në këtë nivel”, tha Sarri në përfundim të konferencës.

“Conceicao i pa me Milanin principet tona të lojës? Ka folur për 20 minutat e para, ndaj jam dakord. Ndoshta më pas e ka fikur televizorin. Porto është një skuadër e vështirë për t’u parashikuar, shpesh nis qarkullim të gjatë topi, duke nisur nga porta, ku marrin pjesë shumë lojtarë. Luan një futboll modern”. / oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter

You may also like