SARAJEVË – Bosnje-Hercegovina formon qeverinë, 115 ditë pas zgjedhjeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SARAJEVË, 26 janar /ATSH-AA/ – Bosnje-Hercegovina formoi qeverinë e re, 115 ditë pas zgjedhjeve të 2 tetorit 2022.

Në një seancë urgjente të Dhomës së Përfaqësuesve të vendit, qeveria u formua pasi Borjana Kristo nga Bashkimi Demokratik Kroat u zgjodh kryetarja e re e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, më 28 dhjetor 2022.

Numri i votave të nevojshme për miratimin e Këshillit të Ministrave ishte 22, ndërsa pro kabinetit të Kristos votuan 23 deputetë dhe kundër 19.

Partia e Veprimit Demokratik, partia më e madhe politike boshnjake e udhëhequr nga Bakir Izetbegoviç nuk është përfshirë në qeverinë e re.

Në vitin 2018, Bosnja formoi qeverinë e saj 14 muaj pas zgjedhjeve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like