Sara na tregoi se nuk del natën pa vënë Poemën në gjumë (dhe një përgjigje epike për ata që e shajnë)

by admin
Spread the love

Sara Hoxha është partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, të cilët prej pak kohësh janë gëzuar edhe me një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Poem.

Sara është një vajzë shumë sportive dhe kjo duket qartë nëse i hedh një sy Instagramit të saj.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ku veç gjërave të zakonshme që njerëzit pyesin, (edhe virtualisht) ka edhe komente negative ku Sara nuk ia ka përtuar përgjigjen që në fakt na bëri disi për të qeshur. “O femër e urryer” është komenti, ndërsa përgjigja e partneres së Ledrit është e paparë “O jeta, po ça faji kam unë e shkreta”.

Ndjekësit e kanë pyetur Sarën se a vijon t’i japë ende gjoks, Poemës dhe Sara ka treguar se ajo del vetëm pasi vajza e saj ka fjetur gjumë.

“Po, akoma jam gjidhënëse. Është e vështirë por është mënyra më e mirë, sidomos kur udhëton, sepse nuk merr shishet e biberonit me vete etj. Nata është pak e vështirë, pasi nuk mund të dalë pa vënë në gjumë Poemën”,  ka treguar më tej Sara.

Ndërsa sa i takon diferencës në moshë në një çift Sara ka thënë se kjo s’ka asnjë rëndësi./ revistawho.com

You may also like