Sara Hoxha zbulon rikthimin në televizion të Ledionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Wake Up”. Ajo ka treguar në intervistën e rrallë sfidat dhe rreziqet e BBV që është aktualisht emisioni më të ndjekur, gjithashtu ka folur për marrëdhënien me Ledion Liçon.

Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret duke thënë se bashkëshorti i saj do rikthehet në televizion brenda vitit 2022.

“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledionit, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me ‘Top Albania Radio’, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion, në Top Channel”,- është shprehur ajo.

Ndërsa për ndarjen e mendimeve profesionale me Ledionin, Sara u shpreh se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por ka raste që ju ndeshen me mendimet. “Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë. Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika. Ai dhe Lori janë kritikët dhe vlerësuesit më të mirë.”-ka thënë ndër të tjera Sara./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like