Sapo ka nisur mbledhja për ndryshimet në Kushtetutë, por Rushaj del me një kërkesë urgjente që kërkon të shtyhet takimi

by admin
Spread the love

Sapo ka nisur mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet Kushtetuese. Mbledhja po mbahet në Kuvend dhe ka misur menjëherë me marrjen në shqyrtim të kërkesës së Partisë Socialiste për zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut.

Në fillim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar shtyrjen e saj dhe marrjen në shqyrtim edhe të kërkesave të demokratëve për ndryshimeve në Kushtetutë më datë 3 nëntor, gjë që u kundërshtua nga Klotilda Bushka.

PD ka kërkuar bërjen e tre ndryshimeve të rendësishme në Kushtetutë, të cilat parashikojnë vettingun e politikanëve; ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ndërhyrja në Reformën Territoriale. Demokratët dorëzuan më 21 tetor kërkesat e tyre për ndryshime në Kushtetutë.

You may also like