Santos tregohet i qartë: Sjellja e Ronaldos? Nuk më ka pëlqyer aspak

by admin
Spread the love

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos nuk është aspak i kënaqur me reagimin e Cristiano Ronaldos pas zëvendësimit të tij në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut. Numri një i stolit portugez komentoi sjelljen e yllit të ekipit, madje duke  vendosur në dyshim fanellën e titullarit për Ronaldon në sfidën e 1/8 ndaj Zvicrës.

Pas zëvendësimit, Ronaldo u kap nga mediat duke kontestuar vendimin e trajnerit, madje duke përdorur edhe fjalë ofenduese. Santos mohon që të ketë para diçka të tillë në momentin që ishte në fushë.

“Pas ndeshjes unë dhashë një intervistë të shkurtër dhe më pas shkova në konferencën për shtyp ku thash diçka që do ta përsëris edhe tani: Nga fusha unë nuk dëgjova asgjë. Unë isha shumë larg dhe pash vetëm Ronaldon që po debatonte me një lojtar të Koresë së Jugut dhe asgjë më tepër”

Numri 1 i stolit portugez pa gjithçka nga televizori dhe qëndrimi i tij për këtë situatë është mjaft e qartë.

“Po e pash më pas ritransmetim dhe nuk më pëlqeu. Nuk më pëlqeu fare sjellja e tij. Megjithatë, ne e kemi zgjidhur këtë çështje dhe tani të gjithë po mendojmë për ndeshjen ndaj Zvicrës. Të gjithë jemi të fokusuar te ndeshja.”

Sa i përket formacionit dhe një fanelle titullari për Cristiano Ronaldon, Santos u shpreh se nuk e ka vendosur ende, por do ta tregojë në moment të fundit siç ka bërë gjithmonë. Tekniku portugez pranoi se ka në dispozicion çdo lojtar dhe do të zgjedhë 11-shen që mendon se do t’i japin më shumë Portugalisë në këtë ndeshje , duke dribluar një përgjigje konkrete nëse Ronaldo do të ketë një fanellë titullari ose jo. /oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal, Facebook

You may also like