Santos: Na pret një ndeshje e vështirë, ja si qëndron situata me Ronaldon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nesër do të vijojnë dhe dy përballje të tjera që do të përcaktojnë gjysmëfinalistët e Katar 2022. Një prej këtyre sfidave do jetë dhe ajo mes Marokut dhe Portugalisë. Trajneri i luzitanëve, Fernando Santos, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme.

“Maroku është një ekip shumë i organizuar dhe me talentë. Ata janë kreativë dhe një ekip i fortë kolektivisht. Do të jetë shumë ndeshje e vështirë për ne. Megjithatë as për Marokun nuk do të jetë ndeshje edhe aq e lehtë.” – tha tekniku 68-vjeçar.

Fernando Santos shpjegoi dhe për situatën e Kombëtares lidhur me Cristiano Ronaldon. “Cristiano nuk më ka thënë asnjëherë se do të largohet nga Kombëtarja. Tani është bërë modë nga të gjithë të sulmosh Ronaldon. Megjithatë ai ishte një nga ata që na mbështeti më shumë nga stoli dhe brohoriti për të gjithë golat.” – përfundoi Fernando Santos. /oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal

You may also like