Sanksionohet 238 shoferë në qytetin e Shkupit, nuk respektuan rregullat e trafikut

by admin
Spread the love




Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.08.2022) ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve të aksionit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 gjoba, nga të cilat 78 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 31 gjoba për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për mos përdorim të rripit të sigurisë.
Janë vendosur 15 gjoba për përdorim të celularit, 16 masa për automjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tetë masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët dhe shtatë sanksione për shofer fillestar…

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


You may also like