Sanksionohen 59 shoferë automjetesh që transportonin nxënës, 12 automjete dërgohen për kontroll teknik

by admin
Spread the love





Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se gjatë ditës së sotme ka kryer aksion të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Nga kontrollet që kanë vijuar për 4 orë, janë konstatuar plot 59 shkelje në trafik, ndërsa 12 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Po ashtu gjatë kontrolleve një të mituri i është gjetur armë.
“Sot (10.02.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit është ndaluar një i mitur nga Shkupi, për shkak të shkeljes së nenit 80 të Ligjit për Armët. Janë konstatuar 59 kundërvajtje në trafik, ndërsa 12 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.







Artikulli paraprak​Turqi, fëmija 10-ditësh shpëtohet nga rrënojat e tërmetit




You may also like