Sanksionohen 156 shoferë në Shkup, 24 prej tyre ishin nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 156 gjoba, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 24 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 22 masa për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes.

Janë vendosur dy masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dhjetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për shofer fillestar.

Kontrollet e intensifikuara të aksionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton MPB dhe apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për rrugë më të sigurta.


You may also like