“Sanksione etnike ndaj popullit rus”, Zelenski: Të gjithë qytetarët duhet të shpallen ‘non-grata’ në perëndim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Zelenski ka bërë thirrje që asnjë shtetas rus të mos lejohet të hyjë në territoret e shteteve perëndimore si një dënim kolektiv për udhëheqjen e Moskës.

Duke i quajtur të dobëta sanksionet aktuale kundër Rusisë, presidenti ukrainas thotë se perëndimi duhet të mbyllë kufijtë për çdo shtetas rus.

Masa sipas presidentit Volodimir Zelenski duhet të zbatohet për 1 vit si një dënim kolektiv për lidershipin rus i cili ka urdhëruar sulmin e Ukrainës në fund të shkurtit.

“Sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve, sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetri. Çdo rus, duhet të dërgohet në Rusi.

Ata do e kuptojnë dhe duhet të thonë se kjo luftë nuk ka të bëjë me ata. E gjithë popullata mund të mbajë përgjegjësi për situatën. Ky popull zgjodhi atë qeveri dhe ata nuk janë duke e kritikuar atë,” tha Zelenski.

Udhëheqësi ukrainas këmbënguli se kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndikuar te presidenti rus Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia kanë ndaluar hyrjen e qindra individëve, biznesmenëve dhe kompanive ruse që nga nisja e sulmit ndaj Ukrainës.

Në prill të këtij viti, Rusia u bë vendi më i sanksionuar në botë, megjithëse sipas njohësve të çështjeve ekonomike në mediet perëndimore pretendojnë se sanksionet nuk e kanë dobësuar ekonominë ruse, e cila ka filluar të forcohet sërish.

Rruga Press

You may also like