Sandro Tonali qetëson tifozët e Milanit: Jam mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sandro Tonali pësoi një dëmtim mbrëmë në miqësoren e Shqipërisë dhe Italisë e luajtur në “Air Albania”. Ky i fundit shprehet në rrjetet sociale pas dëmtimit. “Jam mirë dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi në Kombëtaren italiane.”

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, 22-vjeçari është tërhequr nga kampi stërvitor i “Axurrëve”. Tonali nuk do të marrë pjesë në miqësoren e radhës për Italinë kundër Austrisë.

Mesfushori i Milanit u largua me barelë nga fusha e lojës. Mjekët erdhën menjëherë dhe konfirmuan se Tonali kishte shmangur një dëmtim të madh. Një lajm i mirë ky dhe për Piolin, sepse në janar Milanin e pret një kalendar i ngjeshur. /oversport.tv

You may also like