Sanchez: Goli ndaj Juves ishte si një film, jemi në rrugën e duhur

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës kundër Romës, Alexis Sanchez ka folur për Interin, ku i është rikthyer edhe njëherë finales së Kupës së Italisë ku do të ketë përballë Juven. Ai gjithashtu komentoi edhe golin që i shënoi “Zonjës” në Superkupën e Italisë.

“Juve në finalen e Kupës së Italisë? Shpresoj të fitojmë sërish si në Superkupë. Ai gol ishte si një film. Kur shënova nuk mendova se ndeshja përfundoi. Më pas pash shokët nga stoli që po vinin drejt meje për të më thënë se fituam dhe ishte diçka e mrekullueshme”.

OBJEKTIVAT- “Kemi fituar titullin kampion sezonin e kaluar dhe këtë vit Superkupën. Shënova golin kundër Juventusit dhe ishte diçka e bukur, ishim të gjithë të lumtur, shokët e mi të ekipit, tifozët.

Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të qëndrojmë të përqëndruar për të luajtur në maksimum të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Kemi lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë dhe kemi nevojë për të gjithë”. /oversport.tv

You may also like