Samsung zvogëlon prodhimin e telefonave për 30 milionë pajisje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mediat jugkoreane shkruajnë që Samsung këtë vit do të prodhojë 30 milionë telefona më pak.

Për zvogëlimin e prodhimit janë kyç tre faktorë – e aty
përfshihet inflacioni e mungesa e parasë tek blerësit – mungesa aktuale e
komponentëve dhe lufta në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Samsung pritet të rregullojë prodhimin e tij për të gjitha
kategoritë e çmimeve të pajisjeve, nga niveli fillestar deri tek modelet kryesore.

Kompania jugkoreane pritet të rregullojë prodhimin për të
gjitha kategoritë e pajisjeve – nga niveli fillestar deri te modelet kryesore.

Samsung fillimisht planifikonte të prodhojë 310 milionë
telefona këtë vit, por zhvillimi i situatave të ndryshme detyruan gjigantin
teknologjik jugkorean që ta zvogëlojë prodhimin në 280 milionë pajisje.

Pavarësisht të hyrave rekord në tremujorin e parë dhe 73.7
milionë telefonave të shitur në mbarë botën – Samsung duhet t’i përshtatet
situatës.

Por nuk është vetëm Samsung që po zvogëlon prodhimin, një
gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Apple. Nga kompania me seli në Cupertino,
thonë se për 20 për qind do të zvogëlojnë prodhimin e njësive të modelit iPhone
SE. /Telegrafi/

You may also like