Samsung pritet të lansojë një telefon super inteligjentë

by admin
Spread the love

Samsung do të mbajë ngjarjen e radhës Unpacked në muajin shkurt, gjatë së cilës pritet të prezantojë një linjë të re të telefonave Galaxy S22.

Gjatë njoftimit, TM Rot – President dhe CEO i Samsung Electronics theksoi se ne presim “pajisjen më të spikatur nga seria S, e krijuar ndonjëherë”.

Kjo është një shenjë e qartë se do të dalë një model, i cili do të zëvendësojë serinë Galaxy Note dhe do të ketë mbështetje për stilolapsin inteligjent Samsung S-Pen.

Samsung gjithashtu thekson modelin Galaxy S22 Ultra me fjalinë “Bëhuni gati për përvojën përfundimtare Ultra”.

Përdoruesit e Galaxy S21 Ultra tashmë mund të përdorin S-Pen, por stilolapsi nuk vendoset më në folenë e telefonit.

Në njoftimin zyrtar, Samsung përshkruan edhe përvojën në segmentin e kamerave, duke theksuar se përdoruesit do të kenë mundësinë të krijojnë fotot dhe videot më të mira dhe më të ndritshme të natës që kanë bërë ndonjëherë në telefon. Gjatë ditës, ai do të shijojë fuqinë, shpejtësinë dhe mjetet e fotografimit.

Samsung nuk ka njoftuar datën zyrtare të lansimit të linjës Galaxy S22, por supozohet se do të jetë 8 shkurti.  /GazetaSinjali/

You may also like